Në njërin krahë një dashuri e re lindur mes aktorit të humorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, ndërsa në krahun tjetër një dashuri ‘pezull’ mes aktorit e moderatores Bora Zemani.
Kjo situatë ka qenë tejet e komentuar në rrjet ditët e fundit dhe ka marrë komente pa fund në rrejte sociale, is nga publiku ashtu edhe nga persona të famshëm!
Pas një histori të bukur dashurie mes prezantueses Bora Zemani dhe Donaldit, ky i fundi nisi një tjetër lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP, pa dhënë një sqarim për raportin që kishte lënë në gjysmë jashtë shtëpisë së famshme!
Një reagim lidhur me gjithë këtë histori ka ardhur nga këngëtarja, Fjolla Morina, e cila përmes postimeve në InstaStory i ka dalë në mbrojtje Beatrix, teksa i thotë që mos ta lëshoj Donaldin dhe të luftojë për dashurinë e tyre!
“Veç përpara. E ti qëndro e fortë, jeta jetohet si do vet, mos u mërzit për komentet e batagjinjëve le t’i marri era, ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho, jeni një çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e ndritin e bëjnë bukuri, sukses”, ka shkruar Fjolla.
Top Channel