Di Maio: I gatshëm të marrim çdo masë për të mos mbyllur Italinë

04/12/2021 02:22
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio

Në këtë moment ne mund të përballojmë luksin që të mos diskutojmë ende për detyrimin e vaksinimit vetëm sepse kemi 87% të popullsisë të vaksinuar, deklaroi ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio duke folur para gazetarëve.

‘’Ua kemi borxh italianëve dhe duhet të vazhdojmë të punojmë që pjesa e mbetur të bindet të vaksinohet’’, shtoi Di Maio.

‘’Ne duhet të marrim të gjitha masat që komuniteti shkencor do të propozojë për të shmangur mbylljen e vendit duke lënë pas të kaluarën e trishtuar’’, theksoi ai.

Top Channel