Të “ushqehesh pastër” është një mënyrë e re e të ngrënit, që ka të bëjë me zgjedhjen e ushqimeve natyrale dhe shmangien e ushqimeve të përpunuara. Kjo do të thotë të konsumoni ushqime si frutat, perimet dhe drithërat dhe të eliminoni ushqimet që përmbajnë konservues dhe përbërës të përpunuar.
Shumë mbështetës të këtij koncepti të ri, premtojnë përfitime të tilla si humbje peshe, lëkurë rrezatuese dhe rritje të energjisë. Megjithëse termi “ të ushqehesh pastër” mund të jetë shfaqur për qëllime të mira, mungesa e qartësisë rreth tij, lë rrugë të hapura për interpretime të ndryshme. Disa shkencëtarë argumentojnë se kjo metodë mund të jetë e rrezikshme sepse mund të çojë në çrregullime të të ngërnit. Ju njohim më poshtë me këshillat e ekspertëve rreth kësaj ccështjeje mbi përfitimet dhe rreziqet e mundshme.
Përfitimet e mundshme të të ngrënit të pastër
Përqëndrimi në një regjim ushqimor të pastër mund të jetë e dobishme sepse redukton natriumin, pijet me sheqer dhe ushqimet e përpunuara. Kjo mund të ushqejë trupin dhe të mbështesë shëndetin e përgjithshëm, si edhe të ndihmojnë me menaxhimin e peshës. Edhe pse nuk ka studime shkencore që lidh këtë mënyrë të ngrëni me përfitimet shëndetësore, ka kërkime lidhur me përfitimet e një regjimi ushqimor të ekuilibruar, që zakonisht shmang disa sëmundje kronike. Gjithashtu studime të mëparshme kanë zbuluar se konsumi i tepërt i ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, sëmundjeve cerebrovaskulare dhe sëmundjeve kardiovaskulare me të paktën 10%.
Rreziqet e mundshme të të ngrënit të pastër
Ekspertët shprehin gjithashtu shqetësimin e tyre rreth kësaj mënyrë të ngrëni. Sipas tyre kjo mund të çojë në kufizime të tepërta të ushqimit, duke rezultuar në mangësi të lëndëve ushqyese dhe në shqetësime mendore. Mungesa e qartësisë rreth të ushqyerit të pastër, mund të bëjë që njerëzit të kategorizojnë ushqime të caktuara si “të këqija” dhe ushqime të tjera si “të mira”, pa pasur prova të forta që mbështesin këtë etiketim.
Kjo ushtron presion tek individët që të hanë në një mënyrë të caktuar dhe mund të çojë në një obsesion të dëmshëm rreth ushqyerjes së shëndetshme. Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë dhe më e sigurt është të ndiqni një regjim ushqimor të larmishëm dhe të ekuilibruar./AgroWeb
Top Channel