Ndonëse vetëm përpara pak kohësh, situata e pandemisë në Kosovë dukej e rëndë, aktualisht gjendja atje përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vendet fqinjë, por edhe më gjerë.
Në një kohë kur Europa po rikthen masa të forta kundër koronavirusit, e diskutohen dhe izolimet, Kosova numëron shumë pak raste të reja. Ky fenomen ka tërhequr vëmendjen e gazetës austriake, Kurier, e cila ka një shpjegim interesant për atë që po ndodh në Kosovë.
“Koronavirusi atje praktikisht nuk ekziston më, sepse e kanë kaluar të gjithë”, thotë Kurier. Mediat kosovare kujtojnë se në fund të verës u shënua vala më e rëndë që prej fillimit të pandemisë.
Incidenca 7 ditore në gusht ishte 2000 raste dhe klinikat nuk përballonin dot fluksin e pacientëve. Për këtë arsye, edhe fillimi i shkollës u shty me dy javë e u vendosën kufizime të lëvizjes gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërkohë tani, incidenca 7 ditore është vetëm 9 raste e thuajse nuk po bëhen me testime.
Top Channel