Trageti nga Italia, me 7 orë me vonesë! Pezullohet sërish lundrimi i anijeve të vogla në Vlorë

03/12/2021 09:12

Përkeqësimi i motit, i karakterizuar me reshje shiu dhe erë të fortë ka detyruar kapitenerinë të pezullojë sërish lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës.

Era është në  drejtimin  jug-juglindje  dhe  jugperëndim  në  forcën  5-6bft  10-15m/s, ndërsa  lartësia e   dallgëve është 0.50-1.50 metër  brenda  gjirit  të  Vlorës dhe  në  forcën 7-8  bft / 15-20m/s dhe  lartësi dallge nga  1.50 deri 3.50 metra  jashtë  gjirit të  Vlorës. Si rrjedhojë Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Sipas kapitenerisë  janë njoftuar  të  gjitha  anijet  e  peshkimit  dhe  mjetet  e  vogla  lundruese  për  situatën  e  përkeqësuar  dhe janë  marrë masat  për  sigurimin  e  mjeteve  në  vendet  e  akostuara  për  parandalimin  e  ngjarjeve  dhe situatave  gjatë datës kësaj të premteje.

Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Pritet që përmirësimi i situatës të jetë të shtunën.

Top Channel