Qendra e re artit kontemporan në Moskë ‘lustron’ imazhin kulturor të Rusisë

03/12/2021 20:09

Përballë Kremlinit, një ish- impjant energjitik një-shekullor është transformuar nga një industrialist në një tempull të artit kontemporan rus.

Qendra artistike GES-2 në brigjet e lumit Moskva, është dizenjuar nga arkitekti italian Renzo Piano dhe premton të shfaqë emrat më të mëdhenj ndërkombëtarë ashtu si dhe yjet e rinj të Rusisë.

Përveç kënaqjes së amatorëve të artit, qendra kërkon gjithashtu të lustrojë imazhin kulturor të Rusisë, thonë vizitorët e rrjetit AFP.

Qendra hapet më një ekzibicion të artistit islandez Ragnar Kjartansson, i cili rikrijon episodet e telenovelës amerikane të viteve 1980 “Santa Barbara”, e cila ndiqej shumë në Rusi.

Por hapja vjen në fund të nje viti kur qeveria e Vladimir Putin akuzohet për një fushatë gjithnjë e më represive ndaj disidencës.

“Putin dhe administrata e tij duan të ndalojnë politikën, duke zhvilluar artin dhe biznesin”, thotë koleksionisti kritik i qeverisë Marat Gelman.

GES-2 është financuar nga një prej njerëzve më të pasur në Rusi, Leonid Mikelson, themelues dhe pronar u grupit energjitik Novatek.

Kosto e qendrës së re futuristike nuk është publikuar por llogaritet në qindra miliona dollarë.

Revista Forbes së fundmi ka llogaritur pasurinë e Mikelson  në 22 miliardë euro.

FOTO GALERI
1/13
Përballë Kremlinit, një impjant energjitik një-shekullor është transformuar nga një industrialist në një tempull të artit kontemporan rus.

Top Channel