Orkat ngarkohen në kamionë për çmontimin e impjantit të kontestuar të kafshëve detare (fotot)

03/12/2021 19:55

Në pamje shihen tre orka që ngarkohen në kamionë gjatë çmontimit të nje impjanti të kontestuar të gjitarëve të detit në lindje të Rusisë.

Qendra ishte quajtur nga mediat “burgu i balenave” prej kushteve të ngjeshura ku mbaheshin kafshët performuese.

Rreth 100 balena mbaheshin në impjantin e gjirit Srednaja pranë qytetit lindor Nakodka që prej vitit 2018, para se të liroheshin prej fushatës së aktivistëve të kafshëve.

Kafshët kapeshin për të performuar në akuariumet publike.

“Për të parandaluar mbajtjen ilegale të kafshëve të detit, strukturat pluskuese po çmontohen”, thuhej në një deklaratë të impjantit.

Lëvizja është mirëpritur nga grupet ambjentaliste.

“Duke të kishte ndodhur shumë më herët, ne kemi bërë shumë përpjekje për mbylljen e parkut dhe lirimin e balenave,” tha aktivisti Dmitry Lisitsyn, një nga drejtuesit e fushatës.

Ai shtoi se të gjitha orkat e delfinët që mbaheshin aty janë liruar tashmë në botën e egër.

FOTO GALERI
1/7
Qendra ishte quajtur nga mediat "burgu i balenave" prej kushteve të ngjeshura ku mbaheshin kafshët performuese.

Top Channel