”Luftë po ju afruat Ukrainës”, Blinken paralajmëron hapur Rusinë!

03/12/2021 12:31

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i bëri Rusisë paralajmërimin më të fortë teksa i kërkoi t`i qëndrojë larg Ukrainës.

Blinken i bëri komentet në Stokholm, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, para një takimi dypalëpsh me të. Dy diplomatët e lartë ndodhen në Stokholm në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Blinken: Siç e kemi bërë shumë të qartë javët e fundit, ne kemi shqetësime të thella në lidhje me planet e Rusisë për ripërtëritje të agresionit kundër Ukrainës. Mënyra më e mirë për të shmangur krizën është përmes diplomacisë. Nëse Rusia vendos të ndjekë rrugën e konfrontimit, do të ketë pasoja serioze.

Lavrov tha se edhe Moskës i intereson dialogu.

Lavrov : Ne jemi të interesuar të bashkojmë përpjekjet tona për të zgjidhur krizën ukrainase. Kolegët tanë amerikanë kanë thënë vazhdimisht se do të donin të ndihmonin, pa shkatërruar formatin e Normandisë, për të rivendosur një kanal të veçantë dialogu që ekzistonte në administratën e mëparshme. Ne jemi gati për këtë.

Të mërkurën, Presidenti Putin tha se dëshiron “marrëveshje konkrete” me zyrtarët amerikanë, që NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes. Kërcënimi në kufijtë tanë perëndimorë është me të vërtetë në rritje, dhe ne kemi folur për këtë shumë herë. Ju duhet të shikoni se sa afër infrastruktura ushtarake e NATO-s është zhvendosur në kufijtë rusë”, u shpreh ai.

Top Channel