Gjermani e Angli bëhen bashkë për Ballkanin: Do mbrojmë stabilitetin në rajon!

03/12/2021 12:36

Politikania gjermane, Susanne Schutz, e ka përshëndetur vendimin e Britanisë së Madhe për të emëruar Stuart Peach si të Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor.

Ish ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri përmes një postimi në Tëitter, mbështeti shkrimin e Sekretares së Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, që thoshte se emërimi i Peach do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Emërimi i Sir Stuart Peach si i Dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Europën në tërësi.

Gjermania pret me padurim të punojë së bashku me Sir Stuart për të ruajtur stabilitetin dhe për të nxitur prosperitetin në rajon”, u shpreh ajo. Kryeministri britanik Boris Johnson, emëroi një ditë më parë si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, si pjese e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për zhvillimin dhe përparimin e rajonit.

“Sir Stuart do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, një post të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe”, thuhet në njoftim.

Ekzekutivi britanik sqaroi se ai do të punojë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon dhe aleatët amerikanë dhe evropianë, për të mbështetur dhe përforcuar qëndrueshmërinë rajonale.

Top Channel