Me rastin e 700-vjetorit te vdekjes se poetit Dante Alighieri, pranë Shtepise Studio Kadare, qëndron ekspozita “Dantja i pashmangshëm”, e cila merr shkas nga sprova e Ismail Kadare me te njëjtin titull.
Kjo ekspozite interaktive sjell per here te pare per publikun shqiptar te gjithë përkthimet ne shqip, te plota dhe te pjesshme te veprës se poetit, duke filluar nga përkthimi i pare ne 1896 nga arbereshi Luigi Lorecchio, ne përkthime te tjera nga figura te shquara e përkthyes si Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Pashk Gjeçi, Eqrem Cabej, deri ne përkthimet e fundit te Mark Ndojes, Cezar Kurtit, Hektor Shenepremtes, etj.
Ky udhëtim ne historinë e Dante Alighierit me Shqiperine dhe shqiptaret sjell gjithashtu poetin dhe vepren e tij ne shtypin shqiptar gjate shekullit te XX.
Ekspozita do te qendroje e hapur deri me 10 dhjetor
Top Channel