Biden, me mesazh të fshehtë: “Jemi komb i madh, në ditët më të errëta do gjejmë…”

03/12/2021 14:51

Joe Biden u shfaq optimist për të ardhmengjatë ceremonisë së ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve në Washington.

“Shumë gjëra në presin, por në ditët më të errët të dimrit, do të dijmë të gjejmë dritën”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Biden: Përgjatë 99 viteve të fundit, presidentët e kanë vazhduar traditën e bukur të ndriçimit të pemës së Krishtlindjeve si në kohë paqeje, ashtu dhe në kohë lufte, në momente vështirësish e në momente progresi.

Pema përgjithmonë e gjelbër na kujton edhe në ditët më të ftohta e të errëta të dimrit se jeta dhe begatia do të kthehen. Është një rreze shprese, e cila na kujton premtimet që gjejmë në shkrimet e shenjta se mes errësirës, do të gjejmë dritën.

Së bashku me zonjën e parë, Biden shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë pjesëtarët e forcave të armatosura të vendit dhe familjet e tyre, ndërsa shtoi se “mbajmë në zemrat tona që humën njerëzit e vet të dashur nga koronavirusi apo cdo kthesë tjetër mizore e fatit ose aksident”.

Top Channel