Rusia dislokon sistemet e raketave bregdetare në Paqësor (VIDEO)

02/12/2021 17:40

Ministria ruse e mbrojtjes publikonte sot pamjet e zhvendosjes së raketave të saj ‘Bastion’ në ishullin Matua në Oqeanin Paqësor.

Sistemi Bastion përbëhet nga bateri të lëvizshme raketash që sulmojnë anije në sipërfaqe.

Matua është një masë tokësore e pabanuar mes ishujve Kuril, të cilat u morën nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik pas Luftës II Botërore.

Më parë aty kishte qenë një bazë e madhe detare e Japonisë.

Zhvillimi vjen mes përpjekjeve të Rusisë për të rritur prezencën ushtarake në Paqësor.

“Grupet raketore të Flotës së Paqësorit do të jenë në vigjilencë në këtë ishull të largët, pjesë e ishujve Kuril, për të kontrolluar ujërat rrethuese dhe zonat e ngushticave”, thuhej në deklaratën e Distriktit Lindor ushtarak të Rusisë.

Sistemet Bastion janë të armatosura me raketat supersonike anti-anije Onyx.

Gazetari rus Alexander Kots përshkruante në një koment ishullin Matua një shkretëtirë që nuk ka asgjë përveç vullkanit Sarychev, dhelprave e minjve.”

 “Një nga kuriozitetet e vizitës sonë ishte të zbulonim sesi kryhej furnizimi me ujë nga japonezët. Kishte një sistem kanalizimesh, rezervuare betoni për ujin e shiut, por për një bazë ushtarake duhet ujë, por në fund e zgjidhëm dhe atë”, komentonte ai, pa dhënë më shumë detaje per instalacionin.

FOTO GALERI
5/6
Gazetari rus Alexander Kots përshkruante në një koment ishullin Matua një shkretëtirë që nuk ka asgjë përveç “vullkanit Sarychev, dhelprave e minjve.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA