Presidenti i Afrikës së Jugut dënon masat e pandemisë si ‘aparteid shëndetësor’

02/12/2021 20:28

Presidenti afrikano-jugor Cyril Ramafosa paralajmëroi sot kundër rrezikut të “aparteidit shëndetësor” në lidhje me ndalimet e fluturimeve në vendin e tij prej variantit të ri të Covid.

Gjatë vizitës së tij në Bregun e Fildishtë ai tha me homologun vendas se kufizimet që shumë vende kanë vendosur ndaj Afrikës së Jugut janë “të padrejta e jo-shkencore”.

“Duke parë që ishin vetë shkencëtarët tanë afrikanë që dalluan variantin Omicron, masat janë një shuplakë ndaj ekspertizës dhe aftësive tona”, tha Ramafosa.

“Ato dëmtojnë rëndë industritë tona, bizneset dhe familjet në Afrikën e Jugut, e gjithashtu në rajonin e Afrikës.”

“Afrika e Jugut do të rezistojë ndaj çdo forme të aparteidit shëndetësor, gjatë luftës ndaj pandemisë”, shtoi ai.

Ramafosa bëri thirrje për “garanci globale” për kurat e Covid-19 dhe shpërndarje të barabartë për të gjithë popujt.

Ramafosa ka qenë një lider sindikalist i minierave gjatë epokës së aparteidit britanik në Afrikën e Jugut.

Ai është lideri i pestë i vendit që prej fundit të sundimit të të bardhëve.

FOTO GALERI
2/3
Ramafosa bëri thirrje për "garanci globale" për kurat e Covid-19 dhe shpërndarje të barabartë për të gjithë popujt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA