Kirurgia që preu këmbën e shënuar gabim nga doktori, gjobitet me vetëm €2700 (fotot)

02/12/2021 17:08

Një kirurge është gjobitur pasi ka prerë gabimisht këmbën e gabuar të një pacienti të moshuar në Austri.

Pacienti tashmë ka vdekur.

82 vjeçari përfundoi me të dyja këmbët e prera për arsye të gabimit në spitalin Freistadt në shtetin e Austrisë së Sipërme, pas incidentit të 18 majit.

Ai kishte kërkuar gjymtimin e njërës këmbë prej diabetit të rëndë, por doktorët i kishin shenjuar këmbën e gabuar teksa e përgatisnin për kirurgji.

Infermierët nuk arritën të zbulonin gabimin për dy ditë, para se të zbulohej gjatë një ndryshimi rutinë të fashove të plagës.

Ai më pas duhet të nënshtrohej përsëri në operacion për të gjymtuar edhe këmbën e djathtë.

Kirurgu është paditur në gjyq për  “Lëndim të rëndë trupor prej neglizhencës”, dhe më 1 dhjetor u dënua me gjobë prej €2,700.

E veja e pacientit, e cila vdiq para se çështja të vinte në gjykatë, ka marrë €5,000 dëmshpërblim.

Në seancën dëgjimore kirurgia femër 43-vjeçare pranonte se “kishte bërë një gabim”, por mohonte akuzat e “neglizhencës madhore” duke kërkuar vetëm atë të “gabimit njerëzor”.

Drejtori i spitalit të Freistadt, Dr Norbert Fritsch, tha në një konferencë shtypi se ngjarja e rëndë erdhi si pasojë e një “zinxhiri rrethanash të pafata”.

Ai shtoi: “Ne jemi shumë të prekur. Siç dihet kjo ngatërresë ndodhi pak para operacionit, kur u shenjua këmba e gabuar”.

Kirurgia fajtore është zhvendosur në një tjetër klinikë dhe ka apeluar vendimin.

Ajo tha: “Unë e dija që duhet të prisja këmbën e majtë, por kur pyeta se përse është shenjuar edhe këmba e djathtë, ajo u përgjigj: ‘Nuk e di’”.

Drejtuesit e spitalit thanë në një deklaratë se shkaqet e rrethanat e këtij gabimi janë analizuar në detaje, procedurat janë diskutuar është dhënë trajtim.

FOTO GALERI
2/3
Ngjarja ndodhi ne spitalin e qytetit Freistadt në maj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA