WASHINGTON – Një gjykatës federal ka bllokuar dje detyrimin e vaksinimit kundër Covid-19 për punonjësit shëndetësorë në 10 të SHBA, duke argumentuar se autoritetet kanë abuzuar me kompetencat e tyre.
Gjykatësi Matthew Schelp i qytetit të Saint Louis i ka ndaluar agjencive federale ‘Centers for Medicare’ dhe ‘Medicaid Services’ (Cms) të fusin në fuqi urdhrin e presidentit Joe Biden, para se të dëgjohen sfidat ligjore të paraqitura kundër urdhrit në gjykatat e Missouri, Nebraska, Arkansas, Kansas, Iowa, Wyoming, Alaska, South Dakota, North Dakota dhe New Hampshire.
Zhvillimi është një ‘shuplakë’ ligjore për presidentin Joe Biden, pasi gjykata e apelit të New Orleans gjithashtu e bllokoi këtë masë me heret, për kompanitë që punësojnë të paktën 100 punonjës, shkruan agjencia italiane ANSA.
Top Channel