Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel tha më 2 dhjetor se qytetarët të cilët nuk janë vaksinuar do të ndalohen nga hyrja në dyqanet joesenciale e hapësirat rekreative e kulturore derisa parlamenti po konsideron imponimin e vaksinimit të detyrueshëm si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Gjermania sërish shënoi shifër të lartë të të infektuarve, afër 70 mijë brenda 24 orëve.

Duke folur pas një takimit me liderët e shteteve federale, Merkel tha se masat janë të domosdoshme sidomos pas shqetësimeve se spitalet në Gjermani mund të stërngarkohen me të sëmurë nga COVID-19, e që mund të jenë në gjendje të rëndë sidomos nëse nuk janë të vaksinuar.

“Situata në shtetin tonë është serioze”, tha Merkel duke i quajtur masat si ‘akt të solidaritetit kombëtar’.

Sipas saj, zyrtarët po ashtu janë pajtuar që të kërkojnë bartjen e maskave në shkolla, të imponojnë kufizime të reja për takimet private dhe të synojnë 30 milionë vaksinime deri në fund të vitit, hap ky që do t’u mundësojë dentistëve e farmacistëve që të japin vaksina po ashtu.

Personalisht, Merkel përkrahu propozimin për vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm. Ajo tha se parlamenti do të debatojë rreth këtij propozimi.

Nëse vaksinimi i detyrueshëm miratohet në parlament, në fuqi do të hyjsh nga shkurti 2022-s, tha Merkel duke shtuar se ajo personalisht do të votonte në përkrahje të kësaj mase.

Rreth 68.7% e popullsisë është krejtësisht e vaksinuar në Gjermani, më pak se minimumi prej 75% që qeveria dëshironte të arrinte.

Top Channel