Ekskluzive në Fiks Fare/ Shihni Sali Berishën në shtëpinë e Enver Hoxhës me të afërmit e tij (FOTO)

02/12/2021 08:50

Fiks Fare ka bërë publike fotografinë e ish kryeministrit Sali Berisha në shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha.

Emisioni investigativ ka sjellë  edhe disa deklarime të ish-kryeministrit, i cili gjatë një bisede me demokratët, e ka cilësuar ish-diktatorin Hoxha si një xhelat. Për këtë i referohet faktit që deputeti socialist, Bujar Çela uroi festat e nëntorit me fotografinë e Enver Hoxhës.

“Deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhës. Në tërë historinë e tyre xhelat si Enver Hoxha, shqiptarët nuk kanë pasur”, është shprehur Berisha.

Po ashtu, në një tjetër emision ka deklaruar se nuk ka folur kurrë privatisht me ish-diktatorin Enver Hoxha. Ndërsa ka shtuar se ka pasur miqësi me djalin e tij, Sokol Hoxhën dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Liljanën.

“Mund të kem kaluar kështu, por nuk e kam takuar personalisht. S’kam folur kurrë me të. Kam pasur një miqësi me Liljana Hoxhën dhe djalin e tij Sokol Hoxhën”, thotë Berisha.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA