Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ditën e sotme ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale pasi konfirmoi se i ishte rikthyer pas 9 vitesh tumori në tru.
Siç është bërë publik edhe në media operacioni doli me sukses dhe tashmë Matoshi është në kohën e rikuperimit në spital.
Ajo që ka prekur ditën e sotme ka qenë Kaona, vajza e madhe e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi. Kaona ka ripublikuar një fotografi e cila mban mbishkrimin “E ka kaluar dy herë kancerin. Cila është superfuqia jote?”. Adriana Matoshi sot iu është nënshtruar operacionit në një spital të Tiranës, ku sipas familjarëve e miqve të saj, ka përfunduar me sukses operimin për të hequr tumorin në kokë.
Nga ana tjetër një reagim të menjëhershëm ka patur edhe i dashuri i saj, Keith Owen Groeneveld, me mbishkrimin: “Faleminderit Zot. Operacioni ishte i suksesshëm.”
Top Channel