Më pak lindje këtë vit/ Në 9-mujorin e parë rekord mban Gjirokastra. Më pas Elbasani, Fieri dhe Vlora

01/12/2021 11:43

Pasojat e pandemisë po i ndjejmë ditë pas dite.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se këtë vit, pra 9 mujor, lindjet kanë rënë në të 12 qarqet e vendit, madje në Gjirokastër janë ulur me numër dyshifror, me 22%. Pas saj vijnë Elbasani, Vlora dhe Fieri.

Entela Binjaku, Sociologe: Prej kohësh ka rënie të lindjeve. Shkaqet janë së pari gjendja ekonomike. Çiftet mendohen shumë që të ngrenë familje.
Nuk kanë punë stabël, shtëpi dhe të ardhura të qëndrueshme. Emigrimi është një arsye tjetër. Largohen mosha të afta për riprodhim. Problemet me fertilitetin janë shtuar.

Çiftet nuk kanë prindërit afër që t’i ndihmojnë me fëmijët. Ata janë të vetëdijshëm se sa fëmijë duan. Nuk bëjnë më fëmijë pa planifikim. Pandemia u mendua se do shtonte lindjet, por ndodhi e kundërta. Njerëzit patën probleme me punën, të ardhurat, frika se kur dhe si do përfundojë kjo situatë, e ka bërë të vetën, dhe kjo rënie lindjesh është alarmante.

Top Channel