Si pjesë e mega-projektit të gazsjellësit Arktik LNG 2, një platformë graviteti po ndërtohet në Belokamenka pranë Murmansk, në veriperëndim të Rusisë.
Në platformën 450-ton te gazit të lëngshëm do të depozitohet prodhimi në gadishullin Gidan në Siberinë perëndimore.
Pas përfundimit të ndërtimit struktura e betonit do të nisë lundrimin duke u terhequr drejt fushës gazmbajtëse.
Projekti i kompanisë Novatek, pritet të përfundojë në gusht 2022.
Presidenti Vladimir Putin e ka kthyer rajonin Arktik një prioritet strategjik dhe ka urdhëruar ndërtimin e strukturave ushtarake dhe minerare.
Vendi kërkon gjithashtu të promovojë Kalimin Arktik si një alternativë ndaj Kanalit të Suezit prandaj ka prodhuar një flotë anijesh akullthyese për të mbajtur kalimin e hapur.
Rusia ka rinisur promovimin e Kalimit tregtar Arktik pasi një transportuese japoneze është bllokuar sot sërish në Kanalin e Suezit duke ndërprerë trafikun.
Top Channel