Foltorja ndalet në Malësinë e Gjakovës/ Berisha tregon si ndihet: Udhëtimi ishte gjysmë qiellor, gjysmë tokësor

01/12/2021 16:54

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur sot në Malësinë e Gjakovës, në qytetin e Bajram Currit. Ai e ka nisur fjalën e tij duke treguar ndjesitë që e përshkonin gjatë gjithë udhëtimit për në vendlindjen e tij.

 

“Gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor”, kështu e cilësoi, Berisha udhëtimin, ndërsa tregon se shpesh shkon aty me mendje dhe shpesh i përsërit vetes sa i bekuar është që lindi në Malësi të Gjakovës.

“Duke ardhur në malësi të Gjakovës me kishte pushtuar një ndjenjë e veçantë. Në mendje më vinin fjalët e një filozofi gjerman i cili thotë se njeriu i lirë është fëmija i natyrës. Duke i perifrazuar këto fjalës mendova se njeri i lirë në vendin e tij është dy herë fëmija i natyrës. Sapo mbërrita të hotel Shkëlzeni Floraina Garo më pyeti si ishte udhëtimi për në Tropojë. Gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor iu përgjigja. Shpesh unë vij me mendjen time më shpesh se kudo në botë vij në vendlindjen time dhe më shpesh i përsëris vetes sa i bekuar isha që linda në Malësi të Gjakovës.

Sot pas dekadash larg saj, pas dekadash në Tiranë dhe qindra shëtitjesh nëpër botë dua t’ju them se në vendlindjen time unë kreva Universitetin më të rëndësishëm të jetës sime. Mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime. Në fillimet e memories sime në familjen time si në qindra dhe mijëra familje në Tropojë ekzistonin odat e burrave. Nuk kishte radio, televizor, por të dashur të rinj e gjithë jeta jonë kalonte nga shkolla te oda dhe anasjelltas. Cila ishte e vërteta?

Në odë ne mëkoheshim me dashuri të pakufishme për vendin, për Kosovën. Kosova për ata burra ishte toka e shenjtë. Kurse shkolla dhe librat e kishin të ndaluar Kosovën, në ato nuk flitej një fjalë për një qytet, shkrimtar, artist, lumë apo udhë të saj. Kosova nuk ekzistonte për diktatorin sepse e kishte shitur.

Isha me fat që linda këtu sepse më vonë nga historitë e treguara, luftërat e bëra kundër popujve të të gjithë botës në një moment dramatik. Më vonë zbulova se kombi shqiptar, rilindi nga huta dhe kanuni dhe jo universitetet, shkollat apo librat. Ata të cilët deformojnë historinë shkelin mbi gjakun e qindra shqiptarëve që ranë për t’u bërë të pavdekshëm ata shkruan me gjakun e tyre ndërgjegjen kombëtare, të gjitha këto e bëjnë udhëtimin tim si një udhëtim në legjendë”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA