“Do e shkatërrojmë Australinë”: Nuk i bie dot SHBA-së, Kina nxjerr dufin tek aleatët!

01/12/2021 11:34

Kina po ndërmerr një luftë të fuqishme ekonomike kundër Australisë dhe po përpiqet që ta thyejë aleatin e Shteteve të Bashkuara, thotë koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për rajonin e Indo-Paqesorit, Kurt Campbell.

Presidenti amerikan Joe Biden e ngriti cështjen e raprezaljeve tregtare të Pekinit ndaj Kanberrës në takimin virtual me homologun kinez, Xi Jingping, shtoi Campbell, sipas të cilit “Kina po kërkon që ta dërrmojë Australinë, e ta gjunjëzojë si shtet”.

Sipas këshilltarit, marrëveshja AUKUS nënvizoi edhe një herë me forcë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleates së tij, si dhe ndaj të gjithë partnerëve ekonomikë në rajon.

Marrëveshja AUKUS e sigurisë për rajonin Indo-Paqësor i siguroi Australisë nëndetëse amerikane që funksionojnë me energji bërthamore. Por, blerja e nëndetëseve amerikane për Kanberran do të thoshte se duhej të anulonte marrëveshjen e arritur më parë prej 65 miliardë dollarësh me Parisin për nëndetëse tradicionale.

Pas reagimit të ashpër të saj, Franca u tërhoq pas Biden i paraqiti Emmanuel Macron një lloj ndjese, duke i thënë se në rastin e këtij pakti, vërtet që nuk u veprua me shumë hir.

Top Channel