Brazil, zbulohet për herë të parë varianti Omicron i COVID-19

01/12/2021 11:46

Në vendin e Amerikës së Jugut, Brazil, varianti Omicron i koronavirusit të ri (COVID-19) është zbuluar tek dy persona.

Në një deklaratë me shkrim nga Rregullatori Shëndetësor i Brazilit (ANVISA), njoftohet se sipas rezultateve të testeve të para të sekuencës së gjeneve të kryer nga Laboratori Albert Einstein, varianti Omicron i COVID-19 është përcaktuar tek dy persona në rajonin Sao Paulo.

Mostrat e marra nga personat ku janë vërejtur rastet Omicron do të dërgohen për test konfirmues të sekuencës së gjeneve në Institutin Adolfo Lutz.

Personi ku është vërejtur varianti Omicon, thuhet se ka ardhur me test PCR negativ në Sao Paolo nga Afrika e Jugut më 23 nëntor dhe se ka rezultuar pozitiv në testin PCR për t’u kthyer më 25 nëntor në Afrikën e Jugut bashkë me bashkëshorten e tij.

Në këtë mënyrë Brazili është vendi i parë në vendet e Amerikës Latine ku vërehet varianti Omicron.

Brazili i cili pas SHBA-së është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje me burim COVID-19, me qëllim parandalimin e përhapjes së variantit Omicron ka marrë vendimin e pezullimit të fluturimeve me Afrikën e Jugut, Botsvanan, Zimbabven, Namibinë, Lesoton dhe Esvatinin.

Në vendin ku popullsia ka tejkaluar 210 milionë banorë, deri më sot nga COVID-19 janë prekur mbi 22 milionë njerëz, ndërsa mbi 614 mijë persona kanë humbur jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA