Trekëndëshi Bora-Donaldi-Beatrix është tema pikante për të cilën ‘vlon’ i gjithë publiku ditët e fundit.

Afrimitetit, prekjeve dhe përqafimeve mes Donaldit dhe Beatrixit brenda shtëpisë së Big Brother Vip ju ‘vu vula’ mbrëmjen e djeshme.

Donald Veshaj hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me Bora Zemanin dhe vendosi që të shprehte ndjenjat publikisht për Beatrix Ramosajn, ku edhe kjo e fundit ka treguar se ka një pëlqim për të.

Lidhur me këto zhvillime kanë reaguar shumë personazhe dhe mes tyre është edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, i cili ka ironizuar këtë situatë përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes se kemi vendosur akoma për kë shkon këtë muaj”, ka shkruar ai në postimin e bërë ditën e sotme.

Kujtojmë se pak kohë më parë Bora u takua me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku aktori i rrëmbeu dhe një të puthur. Nisur nga kjo, dita vijuese iu dedikua vetëm atyre. I gjithë publiku e nisi ditën duke thënë “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit”. Pikërisht kësaj i referohet dhe Atdheu në postimin e tij.

Por kjo nuk është hera e parë që Atdheu bën ironi më këtë situatë, pasi edhe dje bëri një postim që shkruante: “Ta heq varësen apo ta mbaj?”.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA