Ushtria franceze çmonton kampin nga ku u nisën 27 emigrantët e tragjedisë në ngushticën angleze (fotot)

30/11/2021 17:21

Ushtria franceze po demontonte sot kampin e improvizuar mbi shinat e hekurudhës në Dunkirk në veri të vendit, nga ku u nisën 27 emigrantët e mbytur në tragjedinë e javës që shkoi, teksa tentonin të arrinin në Angli.

Oficerët detyronin emigrantët të largoheshin nga tendat e tyre, para se punonjësit me veshje mbrojtëse merrnin sendet e mbetura për t’i larguar nga plazhi Loon Beach – një pikë e njohur e nisjes së gomoneve të bandave për kalimin e ngushticës drejt Anglisë.

“Urdhrat tona janë zbrazja e kampit dhe shkatërrimi i tij”, tha një burim sigurie për mediat franceze. “Tendat dhe strukturat po përdoren nga emigrantët për t’u nisur me barka të vogla nga plazhi këtu pranë”.

Emigrantët e shuar në tragjedinë e të mërkurës ishin nisur atë mëngjes nga plazhi Loon Beach, i cili gjendet pranë kampit të Dunkirk.

Kampi i ngritur pranë linjës hekurudhore të papërdorur më Grande-Synthe, kishte qindra burra, gra e fëmijë.

Policia franceze shkatërroi javës që shkoi një tjetër kamp të ngjashëm por kjo nuk ka ndaluar vërshimet e emigrantëve në zonë.

Njerëzit e dëshpëruar, shumica nga Lindja e Mesme, mbeten të vendosur të bëjnë lundrimin e rrezikshëm përmes ngushticës, megjithë tragjedinë e të mërkurës.

Anglia thotë se numri i kalimeve ilegale të ngushticës Calais arriti sivjet në 25,776 në ngritje me më shumë se 8,461 nga viti 2020.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë më herët se beson se Franca nuk po bën sa duhet për ndalimin e emigrantëve por presidenti Macron ka refuzuar kritikat publike duke kërkuar bisedime.

Kampi në Dunkirk njihej si “Xhungla e re” pas kampit masiv pranë kryeqytetit Paris që u shkatërrua nga autoritetet në 2016.

Këto vende kthehen në magnet për mundësi biznesi për trafikantët që ofrojnë të kryenë kalimet ilegale në këmbim të pagesave.

Të premten 71 emigrantë u shpëtuan në det mes Dunkirk e Calais, tre prej të cilëve të humbur të supozuar të mbytur, teksa tentonin të shkonin në Angli me barka të vogla pa motorë.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA