Moti i keq/ OSSH njofton: Situata është përmirësuar në 80% të vendit. Ja dy qarqet ende problematike

30/11/2021 12:57

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH) ka njoftuar se në shumicën e vendeve që ishin krijuar probleme për shkak të motit të keq situata tashmë është përmirësuar.

Probleme janë shfaqur në zonat rurale, të cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatësi dhjetëra km.

Afro 95% e defekteve janë shfaqur në fshatra, zona të thella, ku me rënien e dëborës dhe shpejtësinë e erës deri në 150 km, kanë sjelle defekte në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Nga raportimi i orës 12:00 rezulton se kemi përmirësim në të gjitha rajonet e vendit, në masën 80% dhe rikuperim të defekteve brenda 2 orësh me normalizimin e motit.

Problem mbeten rajoni i Dibrës ku në disa zona dëbora arrin 60 cm dhe në Vlore prej stuhisë me erë të fortë, etj.

Brigadat e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë prej më shumë se 3 ditësh, dhe puna është organizuar duke përforcuar zonat e caktuara me stafe shtesë dhe bazë materiale.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA