Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë
Më poshtë shihen momentet kur një grup studentësh të shkencave “mjedisore” detyrohen të vrapojnë për jetën e tyre kur një elefant i tërbuar për seks sulmon automjetin e tyre duke e përmbysur në Afrikën e Jugut.
Studentët e turizmit po shëtisnin në rezervatin natyror Selati, pranë atij më të famshëm Kruger në Afrikën e Jugut, kur elefanti mashkull i sulmoi gjatë asaj që autoritetet quanin “agresion seksual në sezonin e çifitmit”.
Pamjet e publukuara tregonin momentet kur automjeti i tyre i hapur ecte në një rrugë balte mes bimësisë, para se të përmbyset jashtë rruge nga sulmi i elefantit të nevrikosur.
Elefanti 4 metra i lartë tmerroi studentët që nisën të vraponin për jetën e tyre.
Në pamje shihet kafsha që godet me dhëmbët e tij trupin e makinës duke shkatërruar pjesën e përparme.
Stafi u detyrua të braktiste mjetin dhe u kthyen për ta rekuperuar vetëm pasi tufa e elefantëve ishin larguar.
Autoritetet besojnë se elefanti ishte mashkulli kryesor i tufës dhe sulmoi automjetin pasi iu afrua shumë femrave të tij.
Kur elefantët meshkuj janë në periudhën e çiftimit ata mund të hyjnë në fazën e agresionit seksual prej nivelit të lartë të testosteronit në trupin e tyre, që shumëfishohet dhjetra herë.
Kjo bën që ata të shfaqin sjellje të ashpra territoriale, agresive e të dhunshme, si ndaj rivalëve ashtu dhe të tjerëve që mund të gjenden në rrugën e aktivitetit.
Studentët ishin duke kryer një kurs eko-trajnues në kuadër të mësimeve për guida tursitike dhe ‘guardianë të natyrës’.
Kurset EcoTraining kryhen në rezervatin 10,000 hektarësh Selati ku jetojnë rreth 135 elefantë si dhe rinocerontë, luanë, leopardë e gepardë.
Top Channel