30/11 09:51
Erëra të forta vijonin të frynin sot në Stamboll, duke shkaktuar mbylljen e ngushticës së Bosforit për trafikun e barkave.
Katër njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur dje në Stamboll, prej erërave që shkulën çati shtëpish dhe rrëzuan pemë në qytet.
Një anije u përmbys në portin e Stambollit, sic shihet nga pamjet.
Në qytetin e Çatalca kulla e orës u rrëzua prej stuhisë ndërsa disa avionë nuk arritën të uleshin në aeroportet e Stambollit dhe të Sabiha Gökçen.
Barka peshkimi ishin përmbysur në Pendik ndërsa një punëtor i portit të Zonguldak në Detin e Zi, humbi jetën nga objektet e rrëzuara prej erës.
Top Channel