Maduro i Venezuelës dënon raportin e monitoruesve evropianë të zgjedhjeve (fotot)

29/11/2021 19:55

Presidenti Nicolas Maduro ka dënuar sot observuesit e BE të zgjedhjeve lokale në Venezuelë, duke mohuar komentet e tyre mbi parregullsitë në zgjedhje.

“Ata që erdhën si armiq, delegacioni i spiunëve të BE, nuk gjetën asnjë provë për të kritikuar sistemin elektoral,” tha Maduro për zgjedhjet e 21 nëntorit.

Kandidatët për guvernatorë e kryebashkiakë të mbështetur nga Maduro u shpallën fitues në shumicën e garave.

Në këto zgjedhje mori pjesë dhe opozita për herë të parë prej vitit 2017, duke i dhënë fund serisë së bojkoteve.

Misioni observues i BE tha në raport se megjithë përmirësimin e kushteve “kishte mungesë të zbatimit të rendit ligjor”.

Drejtuesja e misionit te BE, Isabel Santos tha se “disa ligje prishnin barazinë e kushteve dhe transparencën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e fundjavës së shkuar në Venezuelë u monitoruan nga një delegacion i BE për herë të parë në 15 vjet.

FOTO GALERI
2/3
Misioni observues i BE tha në raport se megjithë përmirëismin e kushteve “kishte mungesë të zbatimit të rendit ligjor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA