Investitorët kinezë padisin Ukrainën në Gjykatën e Hagës për sekuestrim asetesh (fotot)

29/11/2021 17:47

Një grup investitorësh kinezë kanë paditur Kievin për $4.5 miliardë, për shkeljen e një marrëveshjeje bilaterale investimi Kinë-Ukrainë.

Grupi kinez i aeronautikës Beijing Skyrizon, dhe disa investitorë të tij dorëzuan aplikimin në Gjykatën e Arbitrazhit në Hagë.

Ankimuesit kërkojnë kompensim për trajtim të padrejtë të investitorëve kinezë nga Ukraina, çka sipas padisë i shkaktoi asaj dëme të konsiderueshme, si në Kinë dhe në Ukrainë.

Investitorët kinezë thonë se autoiretet në Ukrainë zbatuan vazhdimisht masa të jashtëligjshme kundër kompanisë prandaj thonë se do të përdorim çdo mjet ligjor për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Në 2016, Skyrizon kërkoi të blente 56% të aksionmeve të grupit Motor Sich në Zaporizhzhia, një nga prodhuesit më të mëdhenj të motorëve të avionëve e helikopterëve.

Marrëveshja e nenshkruar kishte si qëllim mbylljen e boshllëkut të Kinës në prodhimin e motorëve të avionëve duke u përfshirë në impjante që do të rinisnin dhe prodhimin e ndaluar për Ukrainën.

Beijing Skyrizon kishte rënë dakord të investonte $250 milionë në impjantet në Ukrainë dhe do të ngrinte një impjant të vetin në rajonin jugperëndimor kinez Chongqing, shkruan agjencia RussiaToday.

Në fillim të vitit 2018, shërbimet sekrete të Ukrainës nisën hetime kriminale ndaj Motor Sich me akuza të eksportimit të pajisjeve në Kinë.

Gjithashtu aksionet e Motor Sich në bursat ukrainase u bllokuan dhe u sekuestrua regjistri i aksionerëve. Prandaj marrëveshja nuk u arrit të zbatohej.

Në mars një gjykatë e Kievit sekuestroi të gjitha asetet e grupit kinez duke i transferuar te një grup qeveritar menaxhimi.

Ndërsa më vonë presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi dekretin e nacionalizimit te kompanise Motor Sich.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA