I rikthehet tumori pas 9 vitesh, Dafina Zeqiri mbështet Adriana Matoshin: Femër e fortë është ajo që…

29/11/2021 18:17

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka bërë me dije ditën e sotme se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh. Ajo bëri të ditur se ditën e mërkurë do t’i nënshtrohet një ndërhyrje dhe do të jetë sërish në betejë me luftën ose jetën.

Duket se pas këtij statusi reagimet kanë qenë të shumta në mbështetje të aktores, teksa e nxisin të luftojë dhe dashuroj jetën sepse edhe kjo situatë do të kapërcehet. Ndër personat që e kanë mbështetur publikisht ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo ka postuar në Instagram një pjesë nga videoklipi i këngës “Duro”, ku protagonistja kryesore është vetë Adriana, e cila jep mesazh vajzave dhe grave të përballen me çdo sfidë të jetës se do ja dalin.

“Une zgjedh buzqeshjen si petkun me te mire te mbrojtjes dhe perballjes me sfidat e jetes!
Femer e forte eshte ajo e cila pas cdo dhimbje arrin te perqafoj realitetin me nje buzqeshje e cila flet me shume se 1,0000 fjale”, ka shkruar Dafina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA