Gjashtë kratere te reja hapen në vullkanin e La Palma, llava arrin zona të reja me shpejtësi 7m/min (fotot)

29/11/2021 15:17

Çarje të reja vullkanike janë hapur në ishullin spanjoll të La Palma, duke lëshuar llavë të re që kërcënon të dëmtojë zona të reja të evakuara, rrugë e shtëpi, njoftuan mbrëmë autoritetet vendore.

Shkëmbi i shkrirë që del nga krateri kryesor i ri po avanconte me shpejtësi 7 metra ne minutë drejt zonave të paprekura më parë, tha María José Blanco, zëdhënës i Institutit Kombëtar Gjeografik të Spanjës.

Shpërthimi vullkanik në ishullin në perëndim të arqipelagut Kanarie në oqeanin Atlantik, ka nisur prej 19 shtatorit.

Prej atëhere për 10 javë, 11 rrjedha të reja llave janë pikasur nga shkencëtarët, të cilat kanë mbuluar më shumë se 1000 hektarë tokë, duke shkatërruar mijëra shtëpi, rrugë, linja elektrike, sisteme ujitjeje dhe rrjedhiisht dhe plantacionet e rëndësishme të bananeve në ishull.

Një prej lumenjve të llavës javës që shkoi shkatërroi një varrezë ku preheshin trupat e më shumë se 3000 njerëzve.

Megjithë dëmet, nuk janë raportuar vdekje apo plagosje nga shpërthimet.

Fluturimet drejt La Palma kanë rinisur kësaj jave pas një jave pezullimesh prej hirit vullkanik që frynte në drejtim të aeroportit.

Turizmi është industria kryesore e ishujve Kanarie, që janë një destinacion kryesor pushimesh për evropianët.

FOTO GALERI
2/5
Shkëmbi i shkrirë që del nga kreteri kryesor i ri po avanconte me shpejtësi 7 metra ne minutë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA