Ftesë në 5/ “Ti mendon se vajzën do ta kesh të virgjër me burrin e parë?!”, debat i fortë mes 2 mamave në studio

29/11/2021 17:30

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u vunë përballë njëra-tjetrës mamatë e vajzave dhe ato të djemve.

Një debat i fortë nisi fillimisht mes moderatores Gerta Gixhari( nënë e dy djemve) dhe grimieres Mika (nënë e vajzave).
Gerta pohoi se s’ do të përbënte asnjë problem nëse djemtë e saj do të sillnin në shtëpi të dashurat e tyre, ndërsa theksoi se në rastin e vajzave kjo gjë ndodh fshehurazi.

Ishte Mika ajo që s’ ra dakord, sipas së cilës vajzat mund të gabojnë më lehtë dhe duhen patur nën vëmendje.
Mika: Në adoleshencë ndodhin shumë gabime zemër dhe ti mund t’ia lejosh djemve të tu, por vajza ime s’ mund t’i bëjë këto gabime.

Gerta: Po pse ti mendon se vajzën do e kesh të virgjër me burrin e parë?

Mika: Po s’ ka lidhje virgjëria në këtë që po flasim….

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA