Është hapur provizorisht sot Rruga e Arbrit. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e hapjes është pritur me daulle dhe në ritmet e festës.

Rruga kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, pasi për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

Rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit.

Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë të aksesueshme të gjitha brenda dy orëve.

Rruga përbëhet nga 6 tunele, 4 ura, ku ajo e Vashës dhe e Fshatit, ndër më të lartat në rajon dhe pjesa tjetër korsi e asfaltuar me dy sense në një total prej 70 km.

Në tunelin e Murrizit automjetet mund të qarkullojnë nëpërmjet bypass-it deri në përfundim të punimeve. Rruga e Arbrit përfundon në Bllatë, kufi me Maqedoninë e Veriut, duke lidhur Shqipërinë me Dibrën e Madhe, Gostivarin dhe Tetovën.

FOTO GALERI
7/29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA