Personi që mbeti i plagosur me armë zjarri në lulishten e Universitetit në Shkodër është identifikuar si Pashko Ujka, ish kryetar i komunës Velipojë dhe ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nën siglën e PDK-së.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:15. I plagpsuri u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, ku është duke marrë edhe ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij.
Sikurse shihet edhe nga pamjet, autori ka shfrytëzuar një zonë ku dominonte errësira për të qëlluar shënjestrën e tij.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia.
Ndërkohë policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel