
Në takimin me Efin, Bledi nuk ka hezituar që t’i bëjë dhuratë një orë. Në bisedën e tyre nuk kanë munguar komplimentet dhe ngacmimet prej të dyve.
Efi: Si po ndihesh?
Bledi: Ndihem më mirë sa mendon ti.
Efi: E shoh e shoh, duart…
Bledi: Nuk më ka ndodhur të më dridhen duart ndonjëherë, por po çuditem me veten.
Efi: Bledi të fal qetësi, pozitivistet dhe këtë mënyrë e ka vetëm ai.
Ndërkohë, ka ndërhyrë Mikela duke e pyetur mos dëshiron të blejë vajzat me dhurata, Bledi e mohoi. Nuk mungoi ndërhyrja e Efit duke thënë se është vlerësim.
Bledi: Jo, absolutisht jo.
Bruno: Nuk pashë asgjë ndryshe, i bëri dhurata si të tjerave.
Efi: Jo është ndryshe se më bëri orë dhe e quaj diçka të vlefshme. Është vlerësim.
Bruno: Simbolika, dhurata është e njëjtë tek të treja.
Efi: Nuk ka lidhje.
Bledi: Sido të rrjedhin situata, dua të më kujtojë për diçka. Jo për të blerë takimin. Është diçka që më pëlqen.
Top Channel