Kryeministri Edi Rama prej disa vitesh ka popullaritetin më të lartë në rrjetet sociale vë vendin tonë ku shpesh bashkëbisedon edhe me ndjekësit e tij që i sugjerojnë çështje të ndryshme.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga ‘Terra Data Analysis’, Edi Rama rezulton të jetë lideri i parë më i ndjekur në Europë në rrjetin social “Facebook” gjatë vitit 2021 për reagime dhe numër ndjekësish, bazuar në numrin e popullsisë. Metoda e përdorur për të bërë këtë llogaritje është numri i të gjithë ndjekësve, numri i reagimeve në postime dhe numri i popullsisë.
Më konkretisht, Rama siguron mbi 19 milionë reagime në Facebook. Shpesh herë e kemi parë kryeministrin që nuk heziton t’u përgjigjet ndjekësve edhe me komente në Facebook për pyetje të ndryshme që lidhen me projektet e qeverisë.
Në tabelën tjetër të publikuar nga ‘Terra Data’, bëhet renditja e ndjekësve të çdo politikani bazuar në numrin e popullsisë, të gjithë ndjekësit dhe numri i të gjithë popullsisë.
Kryeministri Rama rezulton i treti për vitin 2021 në një garë tashmë ndërkombëtare. Rama ka 1.3 milionë fansa dhe 19.7 milionë reagime. Kështu ka lënë pas kryeministra të vendeve të zhvilluara të Europës si Emmanuel Macron, Viktor Orban, Sebastian Kurz e Kyriakos Mitsotakis.
Vendin e parë e zë Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ndërsa në të dytin është Giuseppe Conte, ish-kryeministri i Italisë.
Erdogan ka 9.8 milionë fansa dhe merr 35.4 milionë reagime. Ndërsa Conte ka 3.6 milionë fansa dhe arrin të marrë plot 28.9 milion reagime në Facebook.
Në 10-shën e liderëve renditet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Top Channel