Nuk kishte sesi atmosfera festive të mungonte në “Trotuar”, por ndryshe nga ajo që pritej, tema kishte në fokus dashurinë dhe urrejtjen që ne kemi kundrejt njëri-tjetrit.
E ftuar në panel këtë herë Luana, e cila ka ndryshuar gjini, tregoi nga eksperienca e saj se njerëzit i shfaqnin urrejtje, për shkak se të padijes edhe disnivelit ekonomik dhe kulturor.
Ina Kollçaku, pjesë e panelit shpjegoj se qenia njerëzore lindin agresive edhe me ndjenjën e keq dashjes:
“Sipas Frojdit, qenia njerëzore lindin me gjithë fuqinë e saj të agresionit dhe të seksualitetit, më pas është morali edhe shoqëria, që na jep një formë tjetër, parimisht njeriu lind i keq dhe për të qenë agresivë“.
Bledi Mane u shpreh gjithashtu se ne si popull kemi një formë gjykimin urrejtje për njëri tjetrin, sepse shpesh herë ne gjejmë epitete për origjinat tona, ai gjithashtu shtoj se:
“Ka qytet si Korça dhe Shkodra, ku ndasitë fetare janë të theksuara, madje kryetarët e bashkive në Korçë duhet të jenë patjetër ortodoks”.
Por a pati dashuri apo urrejtje midis të ftuarve të tjerë në panelin e trotuarit, këtë keni mundësi ta zbuloni në episodin e plotë më poshtë:
Top Channel