Shoku ynë Tili, këtë javë pati në fokus këngët shqiptare dhe me nota patriotike, Xhani Shqerra së bashku me Orgesa Zaimin dhe fëmijët e hapën programin nën notat e këngës “Moj e bukura Arbëri”, gjë që tregoj më së mirë atmosferën e festave.
Anja, e cilësuar si një nga vokalet më mira më këtë rubrikë, u përgëzua nga juria për performancën e saj, Graciano Tagani u shpreh se interpretimi i saj ja kishte bërë “mishin kokërr”, gjithashtu të njëjtën ndjesi kishte dhe vet Orgesa Zaimi:
“Mua më impresionoj shumë këngë jote, jam shumë emocionuar, është gjithashtu një nga këngët e preferuara të mijat, mund të them që ishe e saktë, e intonuar, me emocion dhe thjesht më pëlqeu shumë.”
Sfida midis Flavios dhe Samuelit suprizoj gjithashtu skenën, ky i fundit disa puntata më parë u cilësua nga juria si “Sabri Fejzullahu i Vogël” dhe këtë herë erdhi në skenë si i tillë me një këngë të tij dhe i veshur si ai.
Edhe pse atmosfera ishte tepër festive, të gjithë e shijuan në maksimum, juria kërceu nën ritmet e këngëve të fëmijëve këta të fundit nuk i shpëtuan dot fazës eliminatore as këtë javë, mëposhtë zbuloni se kush ndërpreu garën:
Top Channel