Moti i keq me reshje shiu dhe erë ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes në disa zona të kryeqytetit.

OSHEE njofton se ka probleme në disa fidera të NST Kashar, Qendër dhe Traktora.

Për pasojë, pa energji elektrike kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.

Në zonën Ali Demi raportohet për dëntim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.

Sipas OSSH, dy grupe pune ndodhen në terren, por moti i keq ka vështirësuar punën e tyre duke sjellë vonesa në riparimin sa më shpejt të avarive.

Në zonën e Ali Demit, deri në afersi me Shkozën, po punohet ne dy fronte, pasi janë 2 fidera me defekt. Njeri që vjen nga Nst Traktora dëmtuar nga subjekti privat, dhe tjetri nga Nst Qender. Energjia është rikthyer në një pjesë të zonës. Nga tregu elektrik deri te ‘burgu i grave’ dhe rruga ‘Idriz Dollaku’, defekti është riparuar“, njofton OSHEE.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel