Selanik/ Shqiptarët ‘e djegin’ për 28 Nëntor

28/11/2021 17:33

Dhjetëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Selanik, përfaqësues të lartë të autoriteteve vendore, përfaqësues të shoqatave shqiptare dhe komunitetit shqiptar te qytetit, të Lidhjes së biznesmenëve shqiptaro-greke si dhe të Shoqatave shqiptare në Greqinë e Veriut, trupi diplomatik dhe konsullor akredituar në Selanik si dhe shumë dashamirës dhe miq të Shqipërisë kanë marrë pjesë në ceremoninë e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë që ka organizuar në Selanik Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

Të pranishmit kane dëgjuar të emocionuar Himnin Kombëtar të Shqipërisë dhe fjalimin e Konsullit të Përgjithshëm në këtë qytet, Arqile Sota.

Midis miqve e dashamirësve të vendit tonë, ra në sy pjesëmarrja e anëtarëve të grupit të vullnetarëve grekë, të specializuar për ndërhyrje shpëtimi, në raste tërmeti, “Shpëtimtarët grekë – Έλληνες Διασώστες”.

Në bashkëpunim me Komunitetin Shqiptar të Selanikut dhe me përkrahjen e tyre, ata u nisën në Shqipëri disa orë pas tërmetit vrastar të nëntorit të vitit 2019, për të ndihmuar në ato çaste kritike, ne gjetjen e te izoluarve nën rrënojat e shtëpive të dëmtuara, duke iu gjendur pranë edhe njerëzve të tjerë në nevojë.

 

 

Top Channel