Rikthehet në Apoloni pas 50 vitesh, arkeologu Pierre Cabanes

28/11/2021 15:33

Parku arkeologjik i Apollonisë në Pojan të qytetit Fier ka pritur këtë fundjavë një ndër misionarët e studimeve albanologjike në Shqipëri ,Arkeologun Pierre Cabanes.

Ai rikthehet pas 50 viteve në Apolloni , si një ndër themeluesit i Misionit arkeologjik shqiptaro-francez dhe tregon se i gjithë territori i parkut të Apollonisë ka një histori qytetërimi që sot nuk njihet akoma.

Studiuesi Cabanes u nderua me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për kontributin e tij në promovimin e arkeologjisë shqiptare në Europë.

Në një bisedë me ish-drejtorin e parkut arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali profesori francez tregon mbresat dhe kujtimet e tij

Apollonia është një zonë e rëndësishme që mbart mbishkrime të vjetra mbi 500 të tilla ku janë botuar 4 vëllime.

Edhe sot ajo vijon të jetë një ndër zonat sekrete që zbulon jetesën në lashtësi duke e konsideruar akoma si vend interesant për tu studiuar ndër breza.

Top Channel