![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/el1_sd-800x450.jpg)
Java e Modës në Nju Jork, “Forbes”: Modeli shqiptar Elton Ilirjani në pasarela për stilistët e njohur botërorë
12/02 20:43
Ish-banorja e Big Brother Semi Jaupaj është përballur ditën e sotme në gazetaren Iva Tiço në “Big Brother VIP Fan Club”, pasi ajo kishte thënë se në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës.
“Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur”, tha Semi.
Ajo tha se ishte lënduar jo vetëm ajo, por edhe familja e saj.
Semi tha se rasti i përmendur ka qenë për kohën kur ajo ka qenë adoleshente. Por dashuria e saj e parë ka qenë Bojkeni, ndaj i bie që kjo të kishte ndodhur kur ishte 12-13 vjeç, duke e bërë të pamundur për të qenë e vërtetë.
Një reagim i tillë ka bërë që gazetarja Iva Tiço i ka kërkuar falje Semit.
Top Channel