Një 12-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht këtë mbrëmje në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët.

Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

10 ditë më parë, dy të moshuar u dogjën në banesën e tyre në një fshat të Gjirokastrës.

Çifti Irakli dhe Fotini Panajoti, të moshës 87 dhe 83 vjeç u përpoqën të dilnin nga banesa në flakë por mendohet se janë asfiksuar nga tymi. Banesa kishte rreth 10 m3 dru të thatë që i përdornin për oxhakun ç’ka dyshohet se ka favorizuar zjarrin.

Stina e ftohtë e dimrit bëhet shpesh shkak për zjarret në banesa, ndërsa qytetarët këshillohen të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e pajisjeve ngrohëse.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel