109-vjetori i pavarësisë/ Sot në Vlorë për ceremonitë Meta dhe Rama

28/11/2021 13:47

Vlora u vesh kuq e zi për tu kthyer në epiqendrën e festimit të 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Krerët më të lartë të shtetit u mblodhën në Vlorë duke vendosur lule e përkulur përpara monumentit të pavarësisë.

Ndryshe nga 109 vite më parë kur shqiptarët lanë mënjanë ndasitë dhe u bashkuan në emër të shtet-bërjes kuq e zi, ndasia mes politikanëve të sotëm u reflektua në këtë ceremoni.

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama mbajtën distancë nga njëri tjetri.

Pas ceremonisë zyrtare me hapa të shpejtë, presidenti Ilir Meta u largua nga kompleksi pavarësisë duke mos u përshëndetur me kryeministrin.
Kreu i shtetit më pas zgjodhi të takojë disa qytetarë vlonjat me të cilët u ul në një prej bareve të qytetit për të konsumuar kafe.

Megjithatë klima e ftohtë mes politikanëve shqiptarë, nuk i pengoi qytetarët e Vlorës dhe shumë të tjerë ardhur nga Kosova, ta kujtojnë, të gëzohen e të jenë krenarë për atë që ndodhi 109 vite më parë.

në Tiranë në sheshin Skërnderbej u ngrit flamuri kombëtar.

Top Channel