Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ka dëmtuar me sende të forta një 24-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Kukës, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur shtetasin A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Gabricë”, njofton policia.

I dëmtuari ndodhet në spitalin Rajonal Kukës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

Top Channel