Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.4 në Durrës. Policia njofton se mjeti me drejtuese një grua 44-vjeçe ka përplasur një 45-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 27.11.2021, rreth orës 11:00., në lagjen Nr.4 Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen V. D., 44 vjeçe, ka goditur shtetasin M. L., 45 vjeç., që ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel