Peshkatarët francezë bllokojnë tragetet në portin e Kale mes konfliktit post-Brexit

26/11/2021 20:15

Sot në portin e Kale në veri të Francës peshkatarët bllokuan trafikun e trageteve drejt Anglisë, duke kërkuar zgjidhje për ujërat e peshkimit post-Brexit.

Ata refuzojnë të drejtat e peshkimit të dhëna nga Britania prandaj bllokuan sot trafikun për një orë e gjysmë, tha korrespondenti i rrjetit AFP.

Të tjerë peshkatarë në tokë pritej të ndihmonin kolegët e tyre në prishjen e trafikut detar në ngushticën me Anglinë.

“Kërkojmë rikthimin e liçencave tona,” shkruhej në një parrullë në gjuhën angleze, në një prej barkave të protestës.

Kreu rajonal i sindikatës së peshkatarëve Olivier Lepretre, tha se vperimi kishte si qëllim “të ushtrojë presion ndaj qeverisë britanike” duke kërcënuar importet e tyre.

Veprim i ngjashëm u ndërmor dhe në portin Saint-Malo në perëndim të Francës.

Një zëdhënës i qeverisë britanike të Boris Johnson tha se ishte “i zhgënjyer nga kërcënimet për protesta”, dhe i kërkoi palës franceze të mbrojë tregtinë në ngushticë.

Britania është shumë e varur nga portet franceze për furnizimet e saj, sidomos me mangësitë e krijuara pas Brexit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA