Po mbahet në Selanik nga data 25 deri më 28 nëntor 2021 Panairi i 18-të Ndërkombëtar i Librit.

Dje në ceremoninë e hapjes Presidentja e Republikës së Greqisë, znj. Katerina Sakellaropoulou në fjalën e saj të përshëndetjes i uroi organizatorët duke qenë se për të dytin vit me radhë.

Panairi i Selanikut zhvillohet nën kujdesin e saj, ndërsa si i Ftuar Nderi është letërsia nga vendet gjermanishtfolëse. Në këtë ceremoni pati fjalën e saj dhe ministri grek i kulturës.

Në panairin e librit në Selanik morën pjesë dhe shtëpi botuese nga Shqipëria, si Shtëpia Botuese Dituria, në stendën e së cilës ndaloi dhe presidentja e Greqisë znj.Sakellaropouli e cila i përgëzoi drejtuesit për botimet e autorëve grekë në gjuhën shqipe.

Sot pasdite Sh.B. ‘Dituria’ ka 2 aktivitete mbi prezantimin e veprave të botuara në shqip si Janis, Ricos, VassilisVassililoi, AlkiZei, Maro Duka, etj.

Ata janë mirëpritur në takime të frytshme edhe nga drejtuesit e Fondacionit Kombëtar të Kulturës, që janë edhe organizatorët e Panairit të Selanikut.

Pjesëmarrja e lexuesve në këto ditë të panairit ka qenë e kënaqshme dhe vizitorët më të shumtë kanë qenë ata rinorë, të moshave nga 18- 34 vjeç.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA