Basha: Dështim me rindërtimin. Kryetari i PD: Pjesa më e madhe e familjeve janë nëpër çadra

26/11/2021 19:23

Në dy vjetorin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka braktisur familjet e prekura nga fatkeqësia.

Basha: Një qeveri sadopak e përgjegjshme sot nuk do të mburrej me ndihmën bujare të donatorëve, të cilëve duhet tu shpreh mirënjohjen në këtë 2 vjetor të 26 nëntorit, por do të kishte anuluar çdo shpenzim tjetër në veçanti shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e koncesioneve të panumërta e të PPP-ve për tu ardhur në ndihmë atyre që janë më shumë në nevojë. Një pjesë e madhe prej tyre sot janë akoma në çadra, kanë kaluar dimrin e dytë në çadra, po hyjnë në dimrin e tretë në çadra.

Kryedemokrati ishte në familjen e kryefamiljareve Shkalla në Durrës, të cilët edhe pse kanë kaluar dy vite vijojnë të jetojnë në banesën e tyre të rrënuar.

Basha: Unë jam sot këtu për tu zotuar që familja jonë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur ta çojë deri në fund kauzën e dëmshpërblimit të drejtë për të gjithë dëmet materiale që kanë pësuar mijëra familje nga tërmeti si dhe për të vënë para përgjegjësisë ata njerëz të cilët u rëndojnë jetët e banorëve të 2 pallateve në Thumanë. Të shohin ditën e tyre para ligjit.

Sipas Lulzim Bashës qeveria i ndau qytetarët e prekur nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë për të shfrytëzuar fatkeqësinë e tyre për qëllime elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA